Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elvana Gjata po sjell diçka të re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka publikuar një video interesante në rrjete sociale duke paralajmëruar një projekt të ri.

Në këtë video dëgjohet Elvana teksa prezantohet duke paralajmëruar kështu projektin e parë për arenën ndërkombëtare. "Identitet" mban titullin video e publikuar.

Kënga e fundit e saj është “Lejla” e publikuar para shtatë muajsh në bashkëpunim me Capital T dhe 2PO2.

Që nga ajo kohë, Elvana ka nisur të përgatitet për depërtim në arenën ndërkombëtare.

Mbetet për t’u parë se çka do të sjellë Elvana Gjata më 14 qershor.

 

14.06.2017

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on