Pas publikimit të këngës së parë për tregun ndërkombëtar, këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata ka shkruar se ky është vetëm fillimi për të.
“Forever Is Over” mban titullin kënga e realizuar nga PooBear dhe DJ i njohur David Guetta.
Këtë këngë, Elvana ia ka dedikuar fansave të saj.
“Ky është vetëm fillimi... Nuk mund të isha më shumë e bekuar... Faleminderit PooBear. Faleminderit David Guetta që e bëre këngën në një nivel tjetër... mahnitëse! Kjo shkon për të gjithë fansat e mi që më përkrahën mua dhe muzikën time! Shijojeni”, ka shkruar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
George Michael dhe Elton John mund të sjellin një duet të ri pas vdekjes së këngëtarit
-
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
-
Doja Cat e zemëruar që fansat e saj u mashtruan me këngë të gjeneruara me AI
-
Kënga e re e Era Istrefit, e shkruar nga ylli britanik që u vra ditë më parë
-
Ellie Goulding zbulon detaje për albumin e saj të gjashtë në studio