Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elton John dhe Idina Menzel kryesojnë listën e interpretuesve në ceremoninë e Oscarëve

Elton John, Idina Menzel, Chrissy Metz, Cynthia Erivo dhe Randy Newman, do t’i interpretojnë këngët e tyre të kandiduara për Oscar në ceremoninë e 92-të, muajin e ardhshëm (9 shkurt).

Ngjarja e madhe në Teatrin Dolby në Hollywood do ta shfaqë gjithashtu një segment të realizuar nga Eímear Noone, e cila do të bëhet femra e parë që do të dirigjojë gjatë një telekasti në Oscar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Newman do ta performojë “I Can't Let Yourself Away” nga Toy Story 4, Elton do ta intepretojë “(I’m Gonna) Love Me Again” nga Rocketman, Metz do ta këndojë këngën e saj të Diane Warren nga filmi Breakthrough, “I'm Standing With You” dhe Menzel do të rikthehet në skenën e Oscars për “Into The Unknown” nga Frozen 2, ndërsa Erivo do ta këndojë “Stand Up” nga filmi i saj Harriet, shkruan KOHA Ditore.

Udhëheqësi i “The Roots”, Questlove do t’i shoqërojë të pesë interpretuesit në Oscars.