Hip-hop artistët gjithmonë janë të kërkuar për bashkëpunime nga këngëtarët e zhanreve të ndryshme.
Këtë herë është duke prirë për momentin Elinel, për të cilin duket se kërkesat për duete janë të pafundme, raporton emisioni “Express” në KTV.
Atë e pamë në një duet me këngëtaren e re Tori në këngën “Eja”, e po ashtu edhe me Lindonin. Me këtë të fundit, sollën këngën “T’kom dasht”, e cila po pëlqehet mjaft shumë.
Duke parë këto kërkesa të shumta të estradës për ta pasur në këngë Elinelin, me siguri se atë do ta shohim edhe në shumë duete të tjera gjatë këtyre ditëve të nxehta.