“The Blacklist” kthehet në ekranet e vogla vitin e ardhshëm, në kërkim të më shumë vrasësve serikë.
NBC zyrtarisht e dha dritën e gjelbër për sezonin e shtatë të hit serisë, ndërsa gjithashtu e konfirmoi se ekipi kryesor i aktorëve do të kthehet në episodet e reja.
James Spader, ylli kryesor i serisë, pranoi ta vazhdojë kontratën e tij, e cila ishte vetëm për gjashtë sezone, që të vazhdonte ta luante Raymond Reddingtonin, njeriun me të kaluar të dyshimtë, i cili bashkëpunon me FBI-në.

Kontratat e tyre gjithashtu do t’i zgjasin edhe Megan Boone si përfaqësuesja e Red nga FBI-ja, Liz Keen dhe Diego Klattenhoff dhe Harry Lennix, të cilët kthehen në rolet e drejtorëve të FBI-së Donald Ressler dhe Harold Cooper, shkruan KOHA Ditore.
The Blacklist aktualisht është në mes të transmetimit të sezonit të gjashtë, ndërsa sezonin e shtatë e presim në fillim të vitit të ardhshëm.