Showbiz

Eda Ece, aktorja e serialeve të suksesshme

Eda Ece është emër i njohur i ekranit. Ndonëse në moshë të re qe angazhuar në projekte të ndryshme televizive, suksesin e vërtetë e arriti me portretizimin e Jëlldëzit në serinë “Mollë e ndaluar”, rol i cili ia siguroi popullaritetin edhe jashtë kufijve të Turqisë.

Ece u lind në Stamboll më 20 qershor të vitit 1990. Studimet i ka mbaruar për psikologji derisa me artin qe lidhur edhe krahas angazhimeve të saj prej aktoreje. Ece kishte ndjekur një kurs mbi historinë e artit dhe kjo e mundësoi të gjente punë në një galeri arti në Stamboll.

Si aktore fillimisht gjeti përkrahjen me role të klubet e teatrove derisa ishte nxënëse, por suksesin e vërtetë e arriti me rolin në serinë televizive “Mollë e ndaluar”, e cila ka thyer rekordet e shikueshmërisë kudo që është shfaqur dhe vazhdon të shfaqet.

Përveç aktore e famshme, natyrshëm është edhe një ndër personat me ndikim në rrjete sociale. Vetëm në profilin e saj në instagram ajo ndiqet nga 4,3 milionë adhurues. Fansat kryesisht i mban në hap me ritmin e xhirimeve të ‘Mollë e ndaluar”, por përmes postimeve shpalos edhe angazhimin e saj si aktiviste e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve.

Ajo është në lidhje me basketbollistin Burahan Tynxher, basketbollit profesional që luan për ekipin “Efes” në superligën turke të basketbollit. Së voni shkëputjen e saj nga xhirimet e serisë “Mollë e ndaluar”, media rozë shkaktare e kishte bërë prekjen e aktores nga virusi Covid-19 gjë të cilën e aktorja e kishte demantuar. “Ishte vetëm një ftohje dhe asgjë më shumë” kishte shkruar aktorja në rrjete sociale.

Lojën e aktores ndiqni çdo ditë pune në serinë “Mollë e ndaluar” prej orës 21:20 vetëm në Kohavision.