Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran thyen rekordin e shitjes së biletave me turneun e tij “Divide Tour”

Ka thyer çdo rekord, duke lënë pas edhe grupin e famshëm U2.

Ed Sheeran me turneun e tij me titull “Divide Tour” bëhet zyrtarisht kampion i fitimeve prej shitjes së biletave.

Artisti britanik, me anë të turneut të tij nëpër botë, tashmë prej dy vjetësh e gjysmë, me performancën në Hannover (koncerti i 246-të) në Gjermani, do arrijë kuotën e 736.7 milionë dollarëve të fituar nga shitja e biletave, duke thyer edhe rekordin e deri tanishëm të 735.4 milionëve dollarë, mbajtur nga Bono dhe shokët e tij.

“Falënderoj një për një të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia”, ka shkruar Sheeran në rrjetet sociale.

Deri në përfundim të turneut janë edhe 12 data./atsh