Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“E para / I pari” bën bashkë Alban Skenderajn e Dafina Zeqirin

Dy artistët e mirënjohur shqiptarë, Alban Skenderaj dhe Dafina Zeqiri janë bashkuar në një projekt të lansuar të enjten.

Projekti i quajtur “E para / I pari”, vetëm për një orë ka arritur t’i mbledhë 32 mijë shikime në platformën “YouTube”.

Ky projekt është produkt i “Avaxus”, ndërsa melodia dhe teksti janë bërë nga Alban Skenderaj e videoja nga “SmartMotions”.

Zeqiri së fundmi ishte pjesë e një projekti tjetër të përbashkët me këngëtarin Yll Limani, i cili u lansua para dy javësh me emrin “Kaje”.