Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

E fejuara e princit Harry ka mungesë vetëbesimi

Meghan Markle përcillet hap pas hapi nga mediat britanike, ndërkohë që është caktuar data e martesës me princin Harry.

Aktorja 36-vjeçare amerikane shpesh duket në publik duke prekur flokët e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një gjë e tillë sipas ekspertëve është gjuhë e trupit dhe shenjë se Markle përpiqet të bëhet e qetë në mes të kaosit.

Duke folur për revistën Female, ekspertja e gjuhës së trupit, Elizabeth Kuhnke zbulon se loja me flokë nga Markle është taktikë e zakonshme e femrave për t’u qetësuar derisa ndiejnë presion dhe nuk ndihen mirë, transmeton KosovaPress.

“Është versioni i rritur i një fëmije që shtrëngon një lodër të preferuar, skajin e nënës ose dorën e babait kur ndihet i shqetësuar dhe nuk di se çfarë të bëjë, apo të thotë,” tha ajo.

Megjithatë, Kuhnke shton se gjestet e aktores nuk do të kishin kuptim të njëjtë sikur Markle të ndodhej në një mjedis privat.

“Kur ndjehet nervoz - duke ditur se miliona njerëz janë duke e shikuar dhe gjykuar - duke e prekur kokën dhe duke luajtur me flokë është një tregues i gjendjes psikologjike të nevojës për të mbrojtur veten”, shpjegon ajo.

Kuhnke gjithashtu vuri në dukje se megjithëse Markle qartë ka përvojë të qenit në sytë e publikut, rrethanat janë shumë të ndryshme tani në dritën e angazhimit të saj me princin Harry.

Markle nuk është më thjesht duke e përfaqësuar veten si një aktore, por si një anëtare e afërt e familjes më të famshme mbretërore në botë.

Pritjet janë, natyrisht, shumë të ndryshme, andaj nuk është çudi që Markle mund të ndihet sikur është nën presion të madh.