Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dyshohet se vëllai ia theu dhëmbët Doja Catit

Dyshohet se reperja e mirënjohur amerikane, Doja Cat është abuzuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj, pasi nëna e ka denoncuar djalin në polici, raporton TMZ.

Sipas dokumenteve ligjore, mamaja e artistes Doja, Deborah Elizabeth Sawyer, ka kërkuar një urdhër mbrojtës për të bijën, pasi sipas saj, i biri 30 vjeç, Raman Dalithando Dlamini ia ka thyer dhëmbët Dojas, pasi e sulmoi fizikisht.

Ajo gjithashtu ka thënë se përveç që ia ka thyer dhëmbët, ai i ka shkaktuar qarje në lëkurë e hematoma, si dhe ka vjedhur e dëmtuar disa prona të Dojas.

“Ai e ka sulmuar edhe në mënyrë verbale Dojan, në mënyrë shumë degraduese, duke e bërë atë të ndjehet e pambrojtur dhe e traumatizuar”, ka thënë nëna e saj.

Ajo ka treguar se i biri i saj, Raman e ka kërcënuar e e ka abuzuar fizikisht edhe vet atë, të cilës më herët i është lëshuar urdhër mbrojtës, por afati i të cilit ka skaduar.

Gjykatësi ka lëshuar një urdhër mbrojtës të ri për nënën, por jo edhe Dojan, pasi që ka vlerësuar se ajo duhet ta parashtrojë kërkesën personalisht.