Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.
Lajmin e hidhur e bëri publik rrjeti meksikan Televisa. Aktorët Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi aksidenti- thuhet në deklaratë.
“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne i dërgojmë ngushëllimet tona,”- vazhdon më tej deklarata.
Produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti por detaje të tjera nuk u bënë publike.
Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta)./tch.
{gallery}
-
Dy zyrtarë të CIA-s mbesin të vdekur nga një aksident në Meksikë
-
Mbi 60 të vdekur e 65 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë
-
Vritet një çift amerikan gjatë një vizite në Meksikë
-
Gjashtë emigrantë të vdekur në Meksikë pasi ushtria gjuajti në drejtim të tyre
-
Nëntë të vdekur dhe 50 të lënduar pas shembjes së një skene në Meksikë