Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Dumbo” kryeson në biletaritë e Amerikës Veriore

“Dumbo” ka “fluturuar” në krye të biletarive të Amerikës Veriore në fundjavën e hapjes.

Versioni i ri i zhanrit aksion i klasikut të animuar të Disney i ka inkasuar 45 milionë dollarë, duke e zënë vendin e parë. Megjithatë, shifra është nën 50 milionë dollarët sa pritnin drejtuesit se do t’i fitonte filmi. Jashtë vendit, filmi i ka kaluar 71 milionë dollarë, për ta sjellë gjithsej totalin global në 116 milionë dollarë.

Image

Hiti horror i Jordan Peels “Us” radhitet në vendin e dytë me 30 milionë dollarë, ndërsa superheroina e Brie Larson nga filmi “Captain Marvel” i ka inkasuar 20 milionë dollarë, duke e zënë vendin e tretë.

Ndërkohë, filmi anti-abort “Unplanned” është një hit i papritur me 6 milionë dollarë. Kjo histori e vërtetë vjen në pozitën e pestë pas 6.5 milionë dollarëve të “Five Feet Apart”.

Image

"Ta sjellësh historinë e Abby Johnson tek publiku dhe t’i shtysh ata të vijnë kaq shumë, kjo tregon se sa është e rëndësishme tema e abortit tek publiku", thotë Michael Scott, drejtor ekzekutiv i Pure Flix. "Shpresojmë që ata që janë në të dy anët e debatit do ta shikojnë Unplanned dhe të fillojnë ta zhvillojnë dialogun e tyre. Ky film mund të jetë ajo shkëndija që do t’i nxisë zemrat dhe mendjet që ta kuptojnë vlerën e jetës", shkruan KOHA Ditore.

Edhe Filmi “Scary Movie 6” kryeson arkat filmike, lë pas “Masters of the Universe” Showbiz 1 muaj më parë Filmi “Scary Movie 6” kryeson arkat filmike, lë pas “Masters of the Universe”

Ndërkohë, “How to Train Your Dragon: The Hidden World” e ka kaluar vlerën prej 150 milionë dollarësh në biletaritë e Amerikës Veriore dhe 500 milionë dollarë në nivel global pasi i fitoi 4.2 milionë dollarë gjatë javës së kaluar.

Dhe në përmbyllje të top 10 është “The Beach Bum” nga Matthew McConaughey. Filmi i inkasoi 1.8 milionë dollarë zhgënjyes, duke ia “dhuruar” aktorit fitues të Oscarit me filmin “Dallas Byers Club” hapjen e tij më të keqe deri më tani.