Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua me këngë personale në albumin debutues

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, në një intervistë për “Fader”, ka thënë se albumi i saj do të ketë këngë për jetën e saj.

E pyetur nëse albumi ka ndonjë këngë të veçantë me përmbajtje personale, Dua ka thënë se “No Goodbyes” është e shkruar për një lidhje që nuk kishte mbaruar, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po, është kënga me titull ‘No Goodbyes’. Unë vajtoj lidhjen që nuk ka mbaruar. Po e parashikoja të ardhmen. Ishte njëra prej atyre këngëve që më mori kohë për kurajë që ta shkruaj, me frikën se ai person mund ta dëgjoj dhe e merr vesh që është për të. Por gjithashtu erdha në atë pik të jetës sime – prandaj mendoj se është koha e duhur për albumin – nuk kam frikë se ai person tash e di që kënga është për të. Kjo më qartëson shumë gjëra”, ka thënë Dua Lipa.

I parashikuar për debutim në shtator të vitit 2016 dhe i shtyrë për muajin shkurt të këtij viti dhe më vonë për qershor, Dua ka njoftuar se albumi do të lansohet më 2 qershor. Shtyrja e datës ishte bërë me dijeni të plotë të këngëtares nga Kosova, e cila donte që albumi të ishte i përkryer.

“E ndjeja se diçka mungonte dhe doja të shkruaja më shumë. Shtova 10 këngë të reja në album me qëllim që njerëzit të dëgjonin një anë tjetër timen”, ka thënë veç të tjerash Dua Lipa.