Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa u bashkohet yjeve në muzeun e famshëm “Madame Tussauds”

Dua Lipa do të jetë “prezente” gjithnjë në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” në Londër, kjo pasi do të krijohet një skulpturë e saj prej dylli.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale, derisa ka bërë shaka se "trupi i saj i dyfishtë" do të shfaqet në ngjarje private, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dua Lipa u bashkohet yjeve të tjera botërore me skulpturën e saj prej dylli në këtë muze.

Pjesë e këtij muzeu tashmë janë yjet si Ed Sheeran, Miley Cyrus, e One Direction.

Kujtojmë se më 25 janar Dua Lipa do të publikojë këngën e saj të re “Swan Song” që është kolona zanore e filmit “Alita”.