Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, thotë se mezi po pret që të performojë në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.
Në një video të postuar në rrjete sociale ajo, duke folur në gjuhën shqipe, ka konfirmuar se është rrugës për Prishtinë dhe se mezi po pret të arrijë në vendlindje.
“Pasi e kam shikuar këtë video disa herë para postimit, kuptova se më duhet ta përmirësoj të folurën në shqip “Menzi po pres” hahaa, Ju Dua!!!! Sot, Sot, Sot”, ka shkruar ajo.
Dua Lipa pritet të ketë një konferencë për media në mbrëmje.