Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është kthyer në një nga artistet më në zë të momentit. Por ajo gjithmonë ka dëshirë që të sfidojë veten me gjëra të reja.
Përmes një postimi në profilin e saj në ”Instagram”, Lipa ka njoftuar se do të marrë pjesë në filmin ”Alita: Battle Angel”, që do të dalë në kinema në vitin 2019.
Dua nuk do të ketë ndonjë rol si aktore në këtë film, por kënga e saj do të jetë kolonë zanore. Madje ajo ka zbuluar se tashmë kënga e ka edhe një klip. Ndërkohë filmi do të shfaqet në kinema nga 14 shkurti i 2019-s dhe i përket zhanrit triller/fantashkencor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dua Lipa shkëlqen në premierën e filmit “Alita: Battle Angel”
-
Dua Lipa mahnit me paraqitjen në premierën e “Alita: Battle Angel”
-
“Swan Song” e Dua Lipës shënon rekord dëgjimesh
-
Dua Lipa publikon pamje nga xhirimet e videoklipit të ri
-
Dua Lipa publikon sekuencat nga kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”