Këngëtarja shqiptare Dua Lipa së shpejti do të publikojë albumin e saj të parë.
Por, sot ajo ka publikuar listën e këngëve që do të përmbajë albumi “Dua Lipa”, transmeton Koha.net.
Këtë e ka bërë një ditë para se të publikojë këngën e saj më të re “Lost In Your Light”, të cilën e sjellë në bashkëpunim me artistin amerikan Miguel.
Ylli i “Be The One” albumin e saj të parë do ta lansojë zyrtarisht më 2 qershor, dhe më poshtë mund të shikoni listën e këngëve që do të përmbajë albumi.