Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar falje për përdorimin e fjalëve raciste në një cover të realizuar në vitin 2014.
Dua në coverin e këngës “Smoke, Drink, Break-Up” të Mila J, kishte përdorur një fjalë raciste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në lidhje me coverin tim të vitit 2014, asnjëherë nuk kam dashur të ofendoj dikë”, ka shkruar Dua në një postim në Twitter.
“Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por duhet ta pranoj që nuk është dashur të shkoj aq larg dhe [kënga] ka mundur të incizohet me një tjetër fjalë për t’iu shmangur fyerjeve”, ka sqaruar Lipa.