Në Kaliforni ka filluar Festivali i muzikës dhe artit “The Coachella Valley Music and Arts Festival”. Në kuadër të këtij festivali ka performuar këngëtarja shqiptare Dua Lipa së bashku me Matrin Garrix, kurse shumë shpejt do të performojë edhe Era Istrefi.

Në anën tjetër në kuadër të këtij festivali në hapësirën e dedikuar për “Victoria’s Secret”, Bebe Rexha ka pranuar çmimin ‘Këngëtarja më e bukur që është në fillim të zhvillimit të karrierës së saj’ .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“The Coachella Valley Music and Arts Festival”, është një festival i përvitshëm i muzikës dhe artit që mbahet në Kaliforni. Si dhe njihet si një nga festivali i cili mbledhë më qindra shikues dhe të ardhura. Në kuadër të këtij festivali do të ketë performanca nga Lady Gaga, Kendrick Lamar, Bastille, DJ Khale, Travis Scott, Sarah Barthel dhe Josh Carter, Thom Yorke, Blossoms, Hailee Steinfeld, Tall Juan, The Paranoyds dhe shumë yje të tjerë të njohur, transmeton KultPlus.

Ky festival është themeluar nga Paul Tollett dhe Rick Van Santen në vitin 1999. Festivali njihet për performanca të artistëve të zhanreve të ndryshme duke përfshirë rok, hip hop, muzikë elektronike, si dhe instilacione arti dhe skulptura. Festivali mbahet zakonisht gjatë vikendit dhe në fillim ka zgjatur dy ditë mirëpo kjo ka ndryshuar ndër vite. Këtë vit festivali ka filluar 14 do të zgjasë deri më 16 prill për të vazhduar edhe vikendin tjetër nga 21 deri më 23 prill.