Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Don Phenom këngë me Capital T

Gjatë një takimi, të cilin e kishte pasur para një viti në një koncert në Mynhen të Gjermanisë, reperi shqiptar nga Amerika, Don Phenom, ishte marrë vesh me yllin kosovar Capital T, për ta realizuar një këngë të përbashkët, e cila do të bëhej pjesë e mix tape-it të reperit prishtinas.

Kënga tashmë është finalizuar, ndërsa reperi i cili jeton në Amerikë e bëri të ditur për emisionin “Express” në KTV se publikimi i saj do të behët me videoklip në fillim të muajit dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reperi Marin Sterkaj, i njohur si Don Phenom, tutje deklaroi se është duke punuar për t’i finalizuar disa këngë, të cilat pritet t’i publikojë në fillim të vitit 2018.

“Nuk folim” është kënga e fundit e publikuar nga Don Phenom, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me reperin Bullet Nine (9).