Showbiz

Disney konfirmon që Ewan McGregor kthehet si Obi-Wan Kenobi në serinë e re për “Star Wars”

Shërbimi i ri Disney+ ka konfirmuar se nga viti 2020 do të fillojë ta xhirojë serinë në lidhje me personazhin fiktiv Obi Wan Kenobi nga franshiza “Star Wars”.

Rolin e Jedi Masterit legjendar do ta luajë Ewan McGregor, i cili tashmë e ka ekranizuar Obi Kenobin, mentorin e Luke Skywalker, por edhe babanë e tij Anakin Skywalker, gjatë gjashtë viteve dhe tre filmave.

McGregor vitin e kaluar i mohoi thashethemet për xhirimin e serialit, por tani ka konfirmuar që skenari është shkruar dhe se xhirimet do të fillojnë së shpejti, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, nuk dihet shumë për ngjarjen e serialit, përveç se ai do ta mbulojë një periudhë midis dy pjesëve të filmit, "Revenge of the Sith" dhe "A New Hope".

Seria e re do të transmetohet në shërbimin për streaming Disney+. Megjithëse nuk dihet ende se si mund të titullohet seriali, apo çfarë ngjarje na pret, miliona adhurues të Star Wars janë të entuziazmuar nga fakti se përsëri do ta shikojnë Ewan McGregorin si Obi.