Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Disney e quan shqetësuese padinë e Scarlett Johanssonit

Disney i është kundërpërgjigjur aktores Scarlett Johansson pas padisë që ajo ka ngritur ndaj kompanisë, e në bazë të së cilës akuzohet për shkelje të kontratës, duke lëshuar në transmetim filmin “Black Widow” në kanalin e tij Disney+ derisa po jepej premiera në kinema.

Sipas Disneyt se akuzat e aktores janë të pabaza.

“Nuk ka asnjë bazë për këtë dosje," tha një zëdhënës i Kompanisë Walt Disney në një deklaratë të siguruar nga PEOPLE.

“Disney i është përmbajtur plotësisht kontratës me znj.Johansson dhe për më shumë, publikimi i Black Widow në Disney+ me Premium Access ka rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të fituar kompensim shtesë përveç 20 milionë dollarëve që ka marrë deri më sot”, thuhet në reagimin e Disneyt.

Johansson, 36-vjeçare, ka ngritur padi kundër Disneyt të enjten, në Los Anxhelos.

Edhe Johansson planifikon shumë filma me “Disneyn” Showbiz Johansson planifikon shumë filma me “Disneyn”

Sipas akuzës, konglomerati ka shkelur kontratën me të kur ka transmetuar “Black Widow” në Disney+ në të njëjtën kohë kur po transmetohej nëpër kinema.