Disenjatorja e famshme e modës Vera Wang ka një fizik mjaft të hollë dhe dukje rinore. Ajo tha se për këtë nuk është se bën ndonjë ushtrim special.
Ajo gjithashtu tha sa ha hamburgerë e edhe produkte të tjera që hyjnë në kategorinë e ushqimeve të shpejta.
74-vjeçarja tha për PageSix se i pëlqejnë “krofnet që janë të mbushura me krem dhe që kanë sheqer sipër”.
Ajo më parë ka treguar se nuk është tip që i pëlqejnë ushtrimet.
“Nuk jam person që bëj shumë ushtrime, por më pëlqen të luaj golf. Nuk jam aspak e mirë në të, por jam entuziaste”, ka thënë Wang.
Gjatë pandemisë ajo po qëndronte në izolim bashkë me disa entuziaste të sportit. Wang është inkurajuar nga ato të bëj ushtrime në mënyrë që të ketë shëndet të mirë.
-
Bella Hadid tregon se po përpiqet të jetë më e butë me veten
-
Ashley Graham kritikon rritjen e trendit të përdorimit të barnave për humbje peshe
-
Sabrina Carpenter tregon për problemet me gardërobën për shkak të gjatësisë së saj
-
Rita Ora tregon se është obsesionuar pas të bërit jetë të shëndetshme
-
5 këshilla për jetë të gjatë dhe të shëndetshme