Jennifer Beals është aktore amerikane dhe ish-yll modele adoleshente, e cila kulmin e famës e arriti në vitet ’80-ta të shekullit të kaluar, ndërsa tani është paksa e harruar. Këtë bukuroshe ekzotike e mbajmë mend më së miri nga ditët e saj të rinisë, ndërsa tani, kur ajo është 55 vjeçare, e shohim rrallë në tapetat e kuq.
Pavarësisht kësaj, roli i saj në filmin ikonik "Flashdance" ia solli popullaritetin e përjetshëm në mesin e adhuruesve të filmit, ndërsa skenat e saj të vallëzimit seksipil deri më sot konsiderohen si ndër më seksipilet të xhiruara ndonjëherë.
Edhe pse Jennifer edhe pas suksesit të “Flashdace” nga viti 1983 vazhdoi me aktrimin dhe u shfaq në një numër filmash dhe serialesh të njohura, ajo kurrë nuk ka mundur ta përsërisë suksesin e saj që nga fillimi i karrierës. Lëvizjet e saj sensuale, tutat e ngushta dhe fytyra e bukur e ngritën atë në qiellin e yjeve, ndërsa tregimi për salduesen, e cila bëhet valltare e klubit të natës brenda natës ka mbetur në kujtimet dhe zemrat e miliona shikuesve në të gjithë botën, shkruan KOHA Ditore.

Përndryshe, Beals linjën e saj të përkryer e mban edhe në moshën 55-vjeçare me ushtrime të rregullta në boks, kung-fu dhe triathlon.
Ajo është martuar dy herë, ndërsa i ka lindur tre fëmijë. Për herë të paru u martua me Alexandre Rockwell në vitin 1986, ndërsa martesa zgjati deri në vitin 1996. Dy vjet më vonë, u martua përsëri për sipërmarrësin kanadez Ken Dixon, me të cilin në vitin 2005 e lindi një vajzë. Nga martesa e saj e parë, Jennifer i ka dy fëmijë.
-
Kerry Washington tregon se Jennifer Lopez e ka mësuar të vallëzojë
-
JLo rrëfen vështirësitë e saj pas ndarjes nga Marc Anthony
-
Jennifer Lopez reflekton mbi ngjarjet e fundit që i ndodhën në jetë
-
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thyejnë heshtjen pas spekulimeve për ndarje
-
JLO befason me linjat trupore, shfaqet duke bërë ushtrime fizike në natyrë