Mund të duket e pazakonte, por nuk janë të pakte emrat e famshëm që nuk lodhen duke ngrenë çdo ditë të njëjtën ushqim.
Rita Ora e ka të përcaktuar menunë e mëngjesit. Ajo është gjithmonë njësoj: të bardha veze me salmon. Ose vezë të ziera me salmon dhe kaq. Pjesa tjetër e ditës i rezervon gjithashtu një regjim të ngjashëm.
Nuk ha bukë ose brumëra. Pula, perimet, lëngjet janë për të një zgjedhje thuajse e përhershme nga e cila nuk lëviz shumë, thotë këngëtarja tejet popullore me origjinë kosovare.
Puff Daddy çdo ushqim e shoqëron me pure molle. Jennifer Garner nuk e percepton dot ta nisë ditën pa gjethe menteje. Për Kylie Jenner, kryefjala e ushqimit të përditshëm janë karkalecat me tacos e qepë, shkruan Tch.
Thjesht nuk i refuzoj dot, thotë ylli i reality-t. E kësaj linje është edhe Marta Steëart, e konsideruar një këshilltare e vërtetë shpirtërore kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit apo recetat e larmishme që e bënë të famshme dhe të pasur.
Edhe
Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës
Në shtëpinë time, nuk ka mëngjes pa lëng jeshil. Është sikur të marrësh fuqinë e ditës shpjegon ajo ndërsa nuk ngurron ta ndajë recetën më të tjerët: hidhni në shtrydhëse spinaq, selino, majdanoz e ndonjë copë frutë, dardhë, mango ose papaja.
Rezultati është një lëng i ushqyeshëm e njëkohësisht i shijshëm. Me këshillën e dermatologut të saj, Victoria Beckham i ka shtuar dietës së përditshme peshkun. Kam pasur shumë probleme me lëkurën, tregon 43-vjeçarja, por mjeku më këshilloi të ha salmon çdo ditë. Kurdo që të jetë, në mëngjes, dreke apo darke, efektin e bën sipas Victorias që nuk heq më dorë prej tij.