Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dhurata Dora dhe Noizy publikojnë sonte bashkëpunimin

Dy këngëtarë të tjerë të famshëm shqiptarë kanë bashkuar forcat për të sjellë diçka të re për fansat e tyre. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova Dhurata Dora dhe këngëtarin nga Shqipëria, Noizy.

Kënga e cila titullohet “Mi Amor” pritet të publikohet sonte në ora 23:59.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dhurata Dora përmes llogarive të saj në rrjetet sociale.

Ditë më parë, reperi Noizy ka sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Arilena. Kënga e titulluar “Murderer” është mirëpritur nga fansat e tyre duke marrë afro 3 milionë klikime brenda pak ditësh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)