Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Despacito” më 27 korrik në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se këngëtari me famë botërore Daddy Yankee, ylli i hitit të famshëm “Despacito”, do të performojë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 27 korrik.

“‘DESPACITO’ NË TIRANË!

Shumë i lumtur që do të mirëpresim super këngëtarin me famë botërore Daddy Yankee në Tiranë, këtë verë.

Në 27 Korrik, në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Veliaj.

Kujtojmë se dje Veliaj, po ashtu, ka konfirmuar se në sheshin “Skënderbej” më 3 qershor në Tiranë do të performojë edhe Rita Ora.