Ylli në ngritje i muzikës botërore, Dua Lipa ka pasur një tjetër vit të jashtëzakonshëm.
Kulmoi, natyrisht, duke u bërë kosovarja e parë që fiton çmimin më prestigjioz në SHBA, “Grammy”. Dhe atë, dy. Për Best New Artist dhe për Dance Recording me Electricity, raporton KTV.
Lipa dhe familja e saj organizuan për herë të dytë festivalin “Sunny Hill”, duke sjellë në Prishtinë Miley Cyrus e Calvin Harris.
Në vizitën e saj në Kosovë, Lipa ndau mirënjohje për ata që ndihmojnë me fondacionin e saj për kulturën. Në fund të vitit, Lipa lansoi albumin e dytë që e promovoi me singlin “Don’t Start Now”, që menjëherë u bë hit.
Artikuj të ngjashëm