Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dëgjimet e këngëve të Linkin Park rriten për 730 për qind pas vdekjes së Benningtonit

Pas vdekjes së këngëtarit të grupit Linkin Park, Chester Bennington më 20 korrik, fansat e kujtuan artistin duke dëgjuar online këngët e grupit, raporton Nielsen Music.

Bazuar në raportin e dëgjueshmërisë për 20 korrikun, këngët e Linkin Park patën rritje prej 730 për qind në SHBA në krahasim me të dhënat e një dite më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kënga më e dëgjuar e Linkin Park më 20 korrik ishte “In The End”, që u klikua 923,000 brenda ditës (kurse 107,000 herë ishte dëgjuar një ditë më parë). Kjo këngë është e renditur më së larti edhe në top listën e “Billboard Hot 100”, që më 2002 kishte arritur në vendin e dytë.

Top 10 këngët më të dëgjuara të Linkin Park më 20 korrik janë:

“In the End,” 923,000

“Numb,” 740,000

“Heavy” ft Kiiara, 684,000

“One Step Closer,” 480,000

“Crawling,” 439,000

“What I’ve Done,” 420,000

“Papercut,” 412,000

“Somewhere I Belong,” 394,000

“Numb/Encore,” JAY-Z/Linkin Park, 356,000

“Bleed It Out,” 350,000

Kurse shitjet e Linkin Park janë rritur për 5,332 për qind pas vdekjes së Benningtonit. Në total albumet dhe këngët e grupit u shitën 111,000 kopje më 20 korrik, përderisa një ditë më parë kishte vetëm 2000 kopje.