Showbiz

David Harbour në “Frankenstein’s Monster’s Monster, Frankenstein” të Netflixit

Mënyra më e thjeshtë që t’u tregoni të tjerëve që jeni sqimatarë është të theksoni që përbindëshi në veprën e Mary Shelley, Frankenstein, nuk është quajtur kurrë Frankenstein në këtë roman.

Gjykuar sipas titullit të mockumentarit të ri të Netflix – Frankenstein’s Monster’s Monster, Frankenstein – regjisori Dan Longino dhe skenaristi John Levenstein janë të vetëdijshëm që duan që ta dini këtë para se fare të filloni ta shikoni.

Image

Sikurse edhe vetë përbindëshi, Frankenstein është ndërtuar nga idetë e ndryshme të cilat, kur lidhen, krijojnë diçka shumë më të madhe, shkruan KOHA DItore. Në vend se të hulumtojnë këto ide në rrëfime të gjata dhe të komplikuara të rrëfimit origjinal, ky rrëfim humoristik i krijuar në stilin dokumentar përcjell David Harbourin, yllin e serialit Stranger Things, i cili heton se si babai i tij kishte provuar të bënte produksionin televiziv të shfaqjes Frankenstein’s Monster’s Monser, Frankenstein.

Në këtë speciale përveç harbour paraqiten edhe Alfred Molina, Kate Berlant, Michael Lerner dhe të tjerë, ndërsa filmi i shkurtër në Netflix do të jetë në dispozicion më 16 korrik të këtij viti.