Showbiz

Dave Grohl pranon se e ka tradhtuar bashkëshorten dhe se ka fëmijë jashtëmartesor

Dave Grohl me Jordyn Blum

Këngëtari i grupit “Foo Fighters”, Dave Grohl ka pranuar se e ka tradhtuar bashkëshorten Jordyn Blum dhe se ka një fëmijë jashtëmartesor, raporton “Daily Mail”. 

55-vjeçari e ka pranuar këtë nëpërmjet një postimi në “Instagram” të martën. 

“Së fundi jam bërë baba i një vajze jashtëmartesore. Planifikoj të jem një prind i dashur dhe përkrahës për të. Unë e dua bashkëshorten time dhe fëmijët e mi dhe po bëj çdo gjë që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe po ashtu të meritoj faljen e tyre”, ka shkruar Grohl. 

Grohl dhe Blum (48) janë takuar në vitin 2001 dhe u martuan në vitin 2003. Ata kanë tri vajza – Violetën, Harperin dhe Ophelian.  Blum më herët ka punuar si modele dhe producent televizive. 

Ylli i muzikës rok, Grohl, që shpesh ishte përshkruar si “familjar”, kishte folur në të kaluarën për rëndësinë e familjes.