Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dafina Zeqiri publikon videoklipin e ri

Dafina Zeqiri ka publikuar videoklipin e njërës prej këngëve të albumit të saj të fundit “Dafinë moj”.

Bëhet fjalë për këngën “Murder on the Dancefloor” në bashkëpunim me reperin Ron.

Klipi i këngës e paraqet Dafinën si asnjëherë më parë, derisa aty shfaqet edhe modelja kosovare, Arta Nitaj.

Javë më parë Daffy ka publikuar edhe klipin e këngës “Vet e Lype” në bashkëpunim me reperin McKresha, që është po ashtu pjesë e albumit të fundit.

Ky album ka shënuar sukses të madh deri më tani, pasi përbëhet nga duete me disa prej artistëve më të mëdhenj shqiptar.