Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re për fuqizimin e gruas

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e saj të re “King”, si dhe përmbledhjen e këngëve me të njëjtën titull.

Ajo ka konfirmuar se lansimi i kësaj përmbledhje këngësh do të bëhet më 10 nëntor, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“King” është një këngë për fuqizimin e grave, diçka që shihet edhe në foton e publikuar në Instagram.

Fytyra e Dafinës është e mbuluar me emra të femrave të fuqishme, duke filluar nga Shën Teresa, Sojourner Truth, Ellen DeGeneres, Beyonce etj.

Image

“Siç mund ta shihni ballinën kemi aq emra të grave sa janë përshtatur, të cilat kanë luftuar për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, për ëndrrat, pasi në shumë vende ende nuk mund ta bësh këtë”, ka thënë ajo për Bazaar, duke cituat vështirësitë në të cilat kishte kaluar nëna e saj në ndjekje të karrierës si këngëtare në Kosovë.