Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dafina tregon pse kishte fshirë fotot nga Instagrami

Dafina Zeqiri ka treguar se ndryshimet në karrierën e saj kanë bërë që edhe ta pastrojë Instagramin, duke fshirë foto e video të saj të më hershme.

Në një intervistë në emisionin “1 Kafe me Labin” në KTV ajo ka bërë të ditur se me këngët e reja, është një fillim i ri për të, dhe kjo është njëra nga arsyet, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dafina Zeqiri ka filluar karrierën ndërkombëtare, dhe në tregun amerikan ka hyrë me këngën e saj “Four Seasons”, në të cilën paraqitet edhe French Montana.

“I kam larguar fotot me qëllim, ka pothuajse një vit kur kisha filluar pastrimin e Instagramit, doja ta ndryshoja strukturën e Instagramit. Mendoj se është një ‘fresh start’ për rrjetin tim social”, ka thënë ajo.