Dy artistët e njohur të skenës sonë muzikore, Dafina Zeqiri dhe Cricket, para pak minutash e publikuan projektin e tyre të ri, transmeton Koha.
Kënga mbanë titullin “Një herë në jetë”, ndërsa vjen e shoqëruar edhe me një videoklip të thjeshtë por mjaft të bukur të punuar nga “Entermedia”. Muzikën e këngës e ka bërë Cricketi, ndërsa për tekstin dhe melodinë është përkujdesur Endrit Mumajesi – MUMA.
Lajmin për lansimin e këtij bashkëpunimi të shumpritur të, Cricket dhe Dafinës, e bënë të ditur vet dyshja e famshme përmes një postimi në Instagram.
Vdeoprojekti “Një herë në jetë” padyshim do jetë një nga hitet e radhës në skenën muzikore, i cili njëherësh besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.
Në anën tjetër, këngëtarja Zeqiri para pak ditësh në rrjetet sociale i kishte publikuar disa fotografi nga sheshi i xhirimeve të klipit të ri.
“Keqkuptime një mbas një… Por muzika është ajo që më ka ndihmuar të shprehem nga Zemra… Vetëm përmes muzikës tregoj se si ndihem në thellësinë time…” kishte shkruar Zeqiri në Instagramin e saj.