Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cili aktor do ta zëvendësojë Johnny Deppin në filmat “Fantastic Beasts”

Ylli i filmave “Hannibal” dhe “Casino Royale”, Mads Mikkelsen, është në bisedime e sipër për ta zëvendësuar aktorin Johnny Depp, në rolin e magjistarit të keq Gellert Grindelwald në filmin “Fantastic Beasts 3”.

Deppit i cili e ka luajtur këtë personazh në dy filmat e parë, i është kërkuar nga studioja “Warner Bros” që të heq dorë nga ky rol, pas humbjes së betejës ligjore në Londër me gazetën “The Sun”, rast ky i cili ndërlidhet me akuzat për dhunë familjare kundër tij.

Sipas portalit “Deadline”, Mads Mikkelsen është aktori favorit për ta zëvendësuar Deppin në këtë projekt shumë të suksesshëm në arkat filmike.

Nëse angazhimi i tij në rolin e Grindelwaldit konfirmohet, Mikkelsen do ta ketë rastin të aktroj krahas yjeve të kinematografisë: Eddie Redmayne, Jude Law, Katherine Waterston, Dan Fogler, Alison Sudol dhe Ezra Miller.

David Yates rikthehet në rolin e regjisorit të vazhdimit të tretë të filmit, i cili bazohet në librat e autores J.K. Rowling. Ndërsa ai pritet të lansohet nëpër kinema më 15 korrik të vitit 2022, transmeton Koha.

Në fillim të javës portali “The Hollywood Reporter” deklaroi se, Johnny Depp do të paguhej në tërësi për rolin e Gellert Grindelwald, edhe pas largimit të tij nga filmi i tretë “Fantastic Beasts”, duke fituar më shumë të holla se kolegët e tij në këtë projekt, Eddie Redmayne dhe Jude Law.

Edhe “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” së shpejti nëpër kinema Showbiz “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” së shpejti nëpër kinema

Duke e konfirmuar lajmin e largimit të Deppit nga filmi, studioja “Warner Bros.” përmes një deklarate për media tha: “Johnny Depp do të largohet nga filmat ‘Fantastic Beasts’. Ne e falënderojmë shumë për punën e mrekullueshme që e ka bërë deri më tani në këtë projekt”.

{gallery}