Gjatë mbrëmjes së kaluar, reperja tashmë e njohur Cardi B, e cila së fundmi edhe u bë nënë e një vajze për herë të parë, ka vizituar familjen Kardashian e Jenner.
Sipas një publikimi që ka bërë në rrjetet sociale, ajo shihet që është takuar me Kim Kardashian dhe Kris Jenner.
Cardi B, thotë se ishte një natë e gjatë e shumë e këndshme mes tyre.
Në një fotografi të postuar në Instagram, Cardi B shihet me flokë tërësisht blu. Këngëtarja madje njihet për ndryshimet e herëpashershme që bën me flokët e saj.
Por, postimi i Cardi B ishte ai që më së shumti bëri bujë në Instagram, pasi edhe ishte qesharak.
Edhe
Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen
“Zyrtarisht jam pjesë e njerëzve të pasur!! S’jam më e varfër mwaaaaahahaha!!”, ka shkruar Cardi B, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se familja Kardashian e Jenner, njihen për pasurinë e madhe që kanë.