Modelja e famshme botërore, Cara Delevingne, ka realizuar një fotosesion të ri dhe mjaft të veçantë.
E njëjta ka pozuar për revistën prestigjioze “Marie Claire”, teksa vjen siç nuk e kemi parë asnjëherë. Në imazhet e publikuara ajo pozon tërësisht e zhveshur, ku zbulon edhe tatuazhin që ka afër pjesës së gjoksit.
Në pozën joshëse mbi divan, Delevingne shfaqet komplet nudo dhe vë në pah linjat e saja atraktive.
Ndërkohë, modelistja Delevingne dhe aktorja e “Pretty Little Liars” Ashley Benson, thuhet se kanë zhvilluar një ceremoni të fshehtë martesore në Las Vegas, pas lidhjes së tyre prej më shumë se një viti, shkruan “Koha Ditore”.
Delevingne, po ashtu, thuhet se ka pasur një romancë edhe me këngëtaren tonë shqiptare, Rita Orën, derisa dyshimet erdhën më shumë pas publikimit të këngës “Girls” nga kjo e fundit në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX.