Cara Delevingne është shpallur supermodelja më e paguar britanike me fitime prej 26.4 milionë dollarësh vitin e fundit.
27-vjeçarja e inkasoi më shumë se dyfishin e pagës së konkurrenteve të saj më të afërta, duke i fituar 72,313 dollarë në ditë përmes kompanisë së saj Cara & Co., nga modelimi dhe aktrimi, si dhe biznesi i babait të saj, Harvey White Properties Ltd, ku ajo shërben si drejtoreshë.

Jo vetëm që Cara i kaloi koleget e saj modele me të ardhurat e saj të mahnitshme, ajo gjithashtu i dyfishoi të ardhurat e saj nga viti 2017, kur i fitoi 15.3 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore.

Në listë gjithashtu është Kate Moss (45) e cila i fitoi 11 milionë dollarë, ndërsa 32-vjeçarja Rosie Huntington-Whiteley i fitoi 9.8 milionë dollarë.
Cara aktualisht luan përkrah Orlando Bloom në serialin e Amazon Prime TV, “Carnival Row”, i cili po streamohet aktualisht.