Në Gala mbrëmjen e Fashion For Relief, të gjithë ishin përqendruar tek Naomi Campbell (49), ndërsa top-modelja i magjepsi edhe një herë adhuruesit e modës me një fustan të zi sfidues dhe një figurë të përkryer.
“Është mëkat që e ke mbuluar pjesën më të rëndësishme”, - ishte një nga komentet.
Përndryshe, Campbell në një rast e pranoi se i janë dashur vite të tëra që të mos jetë e turpshme në shfaqjet e modës dhe seancat e zhveshura, shkruan KOHA Ditore. Me gjithë trupin me të cilin rrallë ndonjë femër do të krenohej në moshën e saj, Naomi e pranoi se kishte probleme me vetëbesimin në seancat e zhveshura.

Ajo gjithashtu hasi në shumë pengesa gjatë karrierës së saj të modelimit. Kohët e fundit ajo foli për racizmin të cilin e përjetoi kur një kompani aziatike e refuzoi për angazhim për shkak të ngjyrës së saj të lëkurës. Edhe pse ishte njëra nga modelet më të famshme, edhe ajo hasi në diskriminim.

Naomi deri kohët e fundit ishte në lidhje me ish-anëtarin e boy-bendit One Direction, këngëtarin e ri Liam Payne (26), por pas disa muajsh, si duket Naomi Campbell dy herë më e vjetër ishte lodhur dhe vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre dhe t’i kthehej beqarisë.
-
Campbell: Jam shumë e vjetër për “Met Gala”
-
52-vjeçarja Naomi Campbell lë në hije modelet e reja në pistën e modës
-
Naomi Campbell rrëfehet: Ende sot jam viktimë e racizmit
-
Trendi i zhveshjes arrin kulmin, Margot Robbie e Dakota Johnson me fustane transparente
-
Naomi Campbell flet pas skandalit me fondin bamirës