Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cabello thotë se i dashuri flet jerm

Camila Cabello ka thënë se i dashuri i saj Shawn Mendes flet jerm, teksa promovonte filmin “Cinderella” në emisionin “The Late Late Show With James Corden”. Këngëtarja 24-vjeçare i tha Jamesit se Shawn, 23 vjeç, “gjithmonë flet në gjumë”, por kjo “ndodhi më shumë gjatë pandemisë”, sepse flinin së bashku çdo natë.

Camila shpjegoi se rri zgjuar “pak më gjatë” sesa Shawn, i cili zakonisht bie në gjumë shpejt. “Por unë lexoj ose bëj diçka tjetër dhe ai thjesht fillonte të fliste jerm dhe kjo më trembte, sepse ai thoshte: “Zemër, ndihem shumë mirë”. Dhe pastaj kthehej për të fjetur”, ka thënë Camila.

Ajo i tha Jamesit se ishte “tmerruese” ta përjetoje dhe ai pranoi se kishte bërë diçka të ngjashme në gjumë rreth tre vjet më parë me bashkëshorten e tij Julie. Camila ishte në emisionin e CBS-së për ta promovuar filmin e saj të ri “Cinderella” që do të publikohet të premten në “Amazon Prime Video”.

Ish-këngëtarja e grupit “Fifth Harmony” bën debutimin e saj në aktrim si personazh kryesor në filmin komedi romantik të shkruar dhe drejtuar nga Kay Cannon, 47 vjeç, bazuar në përrallën nga Charles Perrault.

James i tha Camilas se ishte me fat që e pa “Cinderella”-n, ku shfaqen edhe Idina Menzel, Billie Porter, Minnie Driver, Missy Elliott dhe Pierce Brosnan.

“Dhe këtë jua kam thënë personalisht. Do ta them edhe hapur tani. Jeni e mrekullueshme në këtë film”, ka thënë James, i cili në film e ka rolin e një këmbësori/miu. Camila tha se filmi ishte një ritregim modern ku princesha nuk po priste “për ndonjë princ apo askënd që ta shpëtonte”. “Është përditësim i nevojshëm për vlerat që kemi tani dhe mënyrën se si duam që njerëzimi të ecë përpara”, ka thënë Camila.

Artikuj të ngjashëm