Transmetimi i drejtpërdrejtë i koncertit të parë në skenë i grupit “BTS” në Korenë e Jugut, që nga viti 2019, për vetëm një ditë i fitoi 6.8 milionë dollarë nga shfaqja nëpër 797 kinema të Amerikës Veriore.
Në nivel global, koncerti me titull “BTS Permission to Dance on Stage: Seoul”, i fitoi 32.6 milionë dollarë nga shitja e biletave.
Shou i cili u transmetua nëpër kinema, u ndoq nga më shumë se 2.4 milionë fansa anembanë botës, dhe si rezultat arriti të pozicionohet në vendin e dytë të arkave filmike, pas filmit “The Batman”. Ngjarja e cila u zhvillua live, u transmetua në gjithsej 9.711 kinema në 75 shtete të ndryshme.
Ndërsa performanca e grupit të njohur të muzikës K-Pop e cila u mbajt në stadiumin olimpik të Seoulit, u ndoq nga 45 mijë njerëz.
-
Për herë të parë pas dy vjetësh, “BTS” vjen me koncert në Korenë Jugore
-
BTS shiti gati 3 milionë kopje fizike të “Butter” më 2021
-
“BTS” performoi në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York
-
BTS arrin 1 miliard shikime në Youtube edhe me një këngë tjetër
-
BTS thyen rekordin për shikueshmërinë më të lartë për 24 orë në Youtube me këngën e re