Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bruce Willis në karantinë me ish-bashkëshorten Demi Moore

Scout Willis, vajza e aktorëve të famshëm hollywoodian, Bruce Willis dhe Demi Moore, po e shijon tej mase kohën në karantinë me dy prindërit e saj, gjatë kësaj kohe të pandemisë së koronavirusit.

Ish-çifti, Willis dhe Moore, po qëndrojnë të vetizoluar me tri vajzat e tyre, Scout, Rumer dhe Talluhah, deri në tejkalimin e krizës globale shëndetësore, dhe po e shfrytëzojnë në maksimum kohën së bashku si familje.

Në një intervistë të fundit, Scout Willis ka thënë: “Është një përvojë interesante sepse ata janë prindërit e mi të çuditshëm, por për publikun ata janë yje të kinematografisë. Megjithatë, është kënaqësi dhe shumë argëtuese të kaloj kohë me prindërit e mi në shtëpinë ku na kanë rritur. Ata janë dy prindër të lezetshëm të viteve ’90, të cilët kanë vendosur t’i rrisin fëmijët në një qytezë të vogël dhe jo në Los Angeles. Është vërtetë një mundësi e mirë për të gjithë ne që të kalojmë kohë së bashku si familje.”

Willis i cili qëndroi i martuar me aktoren Moore për 13-vjet, aktualisht është i martuar me Emma Heming Willisin me të cilën i ka dy vajzë, Mabel 8-vjeçare dhe Evelyn 5-vjeçare.

Scout Willis ka shpjeguar se njerka dhe gjysmë-motrat e saj ishin dashur t’iu bashkohen në karantinë, por nuk e kanë pasur të mundur të udhëtojnë nga Los Angelesi në Idaho.

Pavarësisht kësaj situate jo të zakonshme, Bruce dhe Emma Willis, e cila e ka një raport shumë të mirë me ish-bashkëshorten e aktorit, Moore, janë në rregull me këtë aranzhim. Një burim i afërt i çiftit ka thënë për “Entertainment Tonight’ se, Willis dhe Moore, e kishin marrë bashkë vendimin për t’u vetizoluar me fëmijët e tyre, dhe se bashkëshortja aktuale e aktorit është pajtuar me këtë vendim. Ajo nuk e konsideron të çuditshme këtë situatë, por është publiku ai i cili po ka problem me faktin se Bruce Willis është në karantinë me ish-bashkëshorten dhe jo me të.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm