Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears rrëfen dietën sekrete për fansat

Këngëtarja Britney Spears, nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se kishte humbur 4 kg, duke zbuluar edhe sekretet e dietës.

Britney Spears tha se suksesin e arriti duke ngrënë perime dhe fruta të caktuara, për të mbajtur peshën nën kontroll.

“Kisha sy të lodhur, stres, astma dhe dhimbje koke. Por kjo tabelë më ka ndihmuar shumë me problemet dhe peshën time”, tregon Britney, përcjell tch.

Videoja shoqëruese shfaqi nënën e dy fëmijëve duke treguar trupin e saj në formë të shkëlqyer. Ajo rrëfen se ka ngrënë banane, luleshtrydhe dhe dardha për stresin; karota, spinaq, mollë, hudhra, dhe limonë për astmën, e karota dhe selino për sytë e saj.