Britney Spears pati një rritje kërkimore prej 117% nga viti në vit, duke e bërë atë personazhin e famshëm më në trend në Google Search në mbarë botën në vitin 2021, nga kërkimet mesatare mujore.
I famshmi i dytë më në trend në Google ishte futbollisti i famshëm portugez Cristiano Ronaldo, i cili kishte një rritje mesatare mujore të kërkimit prej 75%.
Personazhi i tretë është aktorja hollivudiane Megan Fox me rritje mesatare mujore të kërkimit prej 48%, themeluesi i Teslas, Elon Musk radhitet i katërti me rritje prej 41%, ndërkaq e pesta radhitet aktorja hollivudiane, Scarlet Johansson, me rritje prej 27%.
Në mesin e 10 më të kërkuarve për vitin 2021 në Google Search janë edhe Kim Kardashian, Meghan Markle, BTS, Ariana Grande dhe Kylie Jenner.
Britney Spears ka qenë një prej personazheve më të komentuara në rrjetet sociale gjatë vitit 2021, kryesisht për shkak të situatës së krijuar si pasojë e kujdestarisë nga babai i saj, e cila mori fund në vjeshtë.
Edhe
Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh
Babai i këngëtares kishte të drejtë ligjore që ta kontrollonte jo vetëm jetën profesionale por edhe atë personale. Kjo ishte vendosur me një vendim gjykate 13 vjet më parë, për shkak të gjendjes jo të mirë psikike të saj.
Këngëtarja “ka luftuar” gjatë gjithë vitit 2021 për tu liruar nga kjo kujdestari dhe fansat nga e gjithë bota e po ashtu edhe kolegët e saj e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.