Britney Spears po kthehet në muzikë përsëri. “Princesha e Popit” dhe bashkëpunëtori i saj i shpeshtë, Will.i.am, kanë publikuar një këngë të re, “Mind Your Business”. Është është kënga e dytë që publikohet pas “mbylljes” së saj 13-vjeçare.
“Mind Your Business” shënon ribashkimin e parë për Spearsin dhe Will.i.am që nga hiti i tyre “Scream & Shout” në vitin 2012. Një dekadë pas këtij publikimi, kënga e tyre është ende duke bërë namin. “Scream & Shout” sivjet arriti një miliard shikime në YouTube.
“Epic Records” e përshkruan këngën si “rrahje enigmatike dhe magjepsëse”. Në një njoftim për shtyp për këngën nga Will.i.am, thuhet se “qëndrimi dhe energjia e pakrahasueshme e Spears e ngrenë këngën në nivele të reja”.
Will.i.am ka shkruar më parë në rrjetet sociale se diçka po vinte, duke nxitur kuriozitet te fansat, veçanërisht ata që e duan Spearsin. Duke folur për këngën e re këtë javë, Will.i.am vlerësoi Spearsin. “Kam qenë fans, mik dhe mbështetës i Britneyt gjatë gjithë viteve”, ka thënë ai për “CBS”.
“Muzika është terapi për shumë njerëz”, u shpreh ndër të tjera Will.i.am, duke vazhduar se “Kërcimi është terapi për shumë njerëz”
“Dhe kur ke atë lidhje me muzikën dhe ritmin dhe këngën dhe melodinë dhe harmoninë, dhe shprehesh përmes kësaj, të ndihmon me çdo gjë që po kalon, dhe e shoh këtë sa herë që e shoh të kërcejë në Instagramin e saj”, ka thënë tutje ai.
Edhe
Britney Spears shkon vullnetarisht në qendër rehabilitimi
https://www.trinityaudio.ai/?utm_source=https%3A%2F%2Fvariety.com&utm_medium=player%2520lin
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi