Britney Spears (38) mund të krenohet edhe me një talent. Përveç këndimit, aktrimit, vallëzimit dhe dizajnimit të rrobave, ajo ka filluar edhe të pikturojë në vitin 2017. Tani galeria në qytezën Figeac në Francën jugperëndimore ka paralajmëruar hapjen e ekspozitës së parë të pavarur të yllit amerikan, dhe atë të shtunën më 18 janar.
Tani për tani nuk ka detaje tjera kështu që adhuruesit nuk e dinë nëse Britney do të paraqitet në hapje. Krejt çfarë dimë është se ekspozita titullohet “Sometimes you just gotta play!”.
Përndryshe, ‘princesha e popit’ kohët e fundit i ka shqetësuar adhuruesit në mediat sociale. Ajo postoi foto ku pozonte në badi, dhe dukej e rraskapitur, shkruan KOHA Ditore.
Përveç fytyrës së lodhur, ndjekësit e vunë re grimin dhe flokët e shprishura.
'Britney, a je mirë? Po më shqetëson këto ditë,' ‘Dukesh sikur po të mbajnë peng diku’, ‘Çfarë po bën? Mblidhe veten’, ‘Je më e bukur dhe më natyrale pa atë grim të errët’, ishin vetëm disa nga komentet.
-
Britney Spears mohon pretendimin e galerisë franceze për ekspozitën e saj të parë
-
Britney Spears shkon vullnetarisht në qendër rehabilitimi
-
Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh
-
Britney Spears pozon nudo, adhuruesit sërish të shqetësuar për shëndetin e saj mendor
-
Videoja e Britney Spears që nxiti shqetësim tek adhuruesit e saj