Kryeministri i Britanisë, Bors Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds janë fejuar derisa presin të bëhen prindër në verë, ka konfirmuar çifti.
Symonds ka shkruar në Instagram se ata ishin fejuar në fund të vitit të kaluar, duke theksuar se ndihet e bekuar, shkruan BBC.
Johnson, 55, e Symonds 31, është çifti i parë i pamartuar që janë vendosur në “Downing Street” (rrugë në Westminster, Londër, ku është rezidenca e kryeministrit). Aty u zhvendosën në vitin e kaluar.
Symonds gjithashtu është bashkëshortja më e re e një kryeministri britaink në 174 vjet.
“Shumë prej jush tashmë e dinë, por për miqtë që ende nuk e dinë, jemi fejuar në fund të vitit të kaluar dhe në verë po e presim një fëmijë. Ndihem e bekuar”, ka shkruar ajo në Instagram.

Kjo do të jetë martesa e tretë e kryeministrit Johnson, i cili ishte divorcuar nga gruaja e tij e parë dhe tani është ndarë me të dytën, Marina Wheeler.
Edhe
Kryeministri britanik martohet për herë të tretë
Në fillim të këtij muaji Johnson e Wheeler ishin pajtuar t’i jepnin fund martesës së tyre pasi kanë arritur marrëveshjen rreth parave.
Wheeler e Johnson, që kanë katër fëmijë, ishin ndarë më 2018 dhe ishin martuar në vitin 1993.