Showbiz

Billie Eilish paralajmëron lansimin e filmit që e dokumenton jetën e saj

Foto: Getty Images

Dokumentari i këngëtares Billie Eilish do të lansohet në shkurt të vitit 2021.

Ylli i hitit “Everything I Wanted” e ka bërë të ditur lajmin se filmi i saj i ri me titull, “Billie Eilish: The World's A Little Blurry”, do të vijë së shpejti nëpër kinema dhe në platformën digjitale Apple TV+, transmeton Koha.

Ndërkohë, këngëtarja 18-vjeçare në të kaluarën e kishte pranuar se po ndihet e frikësuar dhe tmerruar rreth lansimit të këtij projekti, i cili e dokumenton jetën dhe karrierën e saj.

“Ende nuk e kam shikuar filmin, por tashmë kam filluar të kem frikë tej mase rreth lansimit të tij. Ekipi prapa realizimit të dokumentarit më ka xhiruar nga korriku i vitit 2018… Kush tjetër ka aq shumë pamje të vetes të cilët nuk i ka parë ende? Po ndihem e tmerruar”, citohet të ketë thënë Eilish.

Derisa filmi dokumentar pritet ta ekranizojë ngritjen e saj të shpejtë drejt famës dhe suksesit, nuk besohet se do të ndajë shumë detaje nga jeta romantike e këngëtares, e cila këtë pjesë preferon ta mbajë private dhe larg vëmendjes së publikut.

Billie Eilish për herë të parë kishte folur për jetën personale, kur kishte treguar se në një periudhë të rinisë së saj, e kishte kaluar çdo ditë duke qarë.