Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Billie Eilish në rolin e prezantueses dhe performueses së shout “SNL”

Ylli i njohur i muzikës, Billie Eilish, vjen në rolin e prezantueses dhe performueses së emisionit “Saturday Night Live”, muajin e ardhshëm. Pop ylli 19-vjeçar do ta marrë përsipër këtë rol të dyfishtë të shout shumë të ndjekur humoristik, në episodin e 11 dhjetorit.

Këngëtarja reagoi ndaj këtij lajmi të mirë në rrjetin social Instagram, duke shkruar: “AHHHHHH!!! Do ta prezantoj dhe do të performoj në ‘SNL’. Një çmenduri e vërtetë, më vjen të bërtas nga gëzimi. Shihemi më 11 dhjetor në kanalin NBC”.

 

 

Eilish e kishte shënuar debutimin si performuese e shout “SNL” në vitin 2019, me interpretimin e hitit “Bad Guy”, krahas vëllait dhe bashkëpunëtorit të saj, Finneas.

Burri më sekski në botë i emëruar nga revista “People”, Paul Rudd, po ashtu është konfirmuar si prezantues i emisionit “Saturday Night Live” më datë 18 dhjetor, kurse perfomuese e asaj mbrëmjeje do të jetë këngëtarja, Charli XCX.

Edhe Billie Eilish do të debutojë si aktore në një film të madh Showbiz Billie Eilish do të debutojë si aktore në një film të madh

Në lajme të tjera, së fundmi u zbulua se Billie Eilish dhe Finneas i kanë krijuar disa këngë për filmin e ardhshëm të animuar të studiove “Disney” dhe “Pixar”, me titull “Turning Red”.

Dyshja e famshme e muzikës, të cilët po ashtu gjenden prapa kolonës zanore të filmit të fundit me James Bondin, “No Time To Die”, i kanë shkruar tri këngë për projektin i cili pritet të pëlqehet shumë nga të gjithë adhuruesit e filmave të animuar.

Kënga e parë me titull “Nobody Like U” përfshihet në trailerin e sapo lansuar të filmit, i cili për publikun mbarë botëror pritet të lansohet më 11 mars të vitit 2022.